
TIRANË- Selia blu është tërësisht e boshatisur, të gjithë demokratët janë aktualisht në terren! Në selinë e Partisë Demokratike është vetëm kryedemokrati Sali Berisha! Të gjithë zyrtarët e tjerë, deputetët dhe kandidatët për deputetë janë në terren duke ndjekur nga afër procesin e votimit.
Në sallën e mbledhjeve të grupit, aktualisht ka vetëm ekrane ku edhe po monitorohen të gjtha mediat nga anëtarë të PD-së, vëzhgues por dhe juristë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që nuk dihet se si është situata e Partisë Socialiste.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI