Politikë

Çështja Balluku? McAllister: Është përgjegjësi politike, të zgjidhet nga qeveria!

Në përfundim të vizitës, McAllister është ndalur në një konferencë për mediat, ku ka folur për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt rrugëtimine Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

zh.ll
Çështja Balluku? McAllister: Është përgjegjësi
David McAllister

TIRANË- Delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, të kryesuar nga Kryetari David McAllister ka zhvilluar një vizitë pune në Shqipëri. Në përfundim të vizitës, McAllister është ndalur në një konferencë për mediat, ku ka folur për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt rrugëtimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Diplomati europian bëri me dije se ka nisur puna për raportin vjetor që do të prezantohet në Parlamentin Europian të enjten e ardhshme. McAllister theksoi se BE e mbështet rrugën e Shqipërisë drejt familjes europiane, ndaj bëri thirrje që të vijojë puna me përmbushjen e reformave.

Diplomati europian McAllister komentoi edhe rastin e Belinda Ballukut. Ai deklaroi se çështja e Ballukut është një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. McAllister u shpreh se kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve në Tiranë, ndërsa theksoi se nuk është në pozicion për të komentuar një çështje individuale. Ai deklaroi se rasti i Ballukut nuk është vetëm çështje juridike, por edhe përgjegjësi politike. 

“Unë nuk mund të komentoj me hollësi për çështje individuiale. Por për këtë rast që përfshin zonjën Balluku, do të thosha që  është një cështje që do bëjë test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit...Kjo çështje ka pasur një vëmendje gjatë takimeve që ne kemi pasur. Unë nuk jam në pozicionin për ta komentuar.  Por kjo nuk është thjesht një çështje ligjore por edhe e përgjegjshmërisë politike që duhet të zgjidhet nga qeveria shqiptare", tha ai. /ZËRI

Poll

MOS HUMB