Politikë

Mori varenë për të shembur piketën e TEC-it dhe bëri thirrje të ngrihen armët, Meta sqaron deklaratën në Roskovec

Meta shton se kjo është një taktikë e qeverisë për larguar banorët nga shtëpitë e tyre.

E.K
Mori varenë për të shembur piketën e TEC-it dhe bëri
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar këtë të hënë në lidhje me veprimin e tij dy ditë më parë në Roskovec, ku mori varenë dhe nisi të shembë piketën e vënë nga kompania që do të ndërtojë TEC-in në Suk 1. Sipas Metës, zona ku është parashikuar të ndërtohet TEC-i është mjaft pjellore dhe nuk duhet shkatërruar me ndërtime. Meta shton se kjo është një taktikë e qeverisë për larguar banorët nga shtëpitë e tyre.

Ilir Meta: Sepse ka rënë shteti, sepse mafia ka kapur shtetin. Sepse, banorët e Roskovecit prej kohësh kanë qenë jo vetëm të përjashtuar nga procesi i dëgjimit dhe I konsultimit, por kanë qenë dhe janë vazhdimit në një presion të jashtëzakonshëm. Intimidues, nga forcat e narko-shtetit, nga kryebashkiakja që të gjithë e dinë se si i ka kërcënuar, dhe si i kërcënon banorët duar artë të Roskovecit, me qëllim që të bëhet nëj TEC., i cili jo vetëm do të helmojë dhe shkatërrojë atë zonë aq të begatë. Që, me të drejë Edi Rama kur u kërkoi votat, e ka quajtur Toskana e Shqipërisë. Por, njëkohësisht ndërtohet një TEC., i cili do të eksportojë energji në Greqi. Përse, kjo kompani nuk investon në Greqi, por do të investojë pikërisht në Kurjan në Roskovec? Në një zonë tepër pjellore, tepër të begatë, ku janë ndërtuar qindra hektarë sera dhe biznese agro-bujqësore. Ku janë ndërtuar tërë ato shtëpi, me kursimet e emigrantëve nga bashkia e Roskovecit. Është dhuna që përdor shteti për ti larguar, për ti zbuar nga vendi i tyre, e cila meriton një përgjigje të organizuar dhe heroike, nga ata banorë për të mbrojtur tokën e tyre. Për të mbrotur investimet e tyre, për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që edhe ata banorë që jetojnë atje, të mos largohen dhe ta shkretojnë përfundimisht, një nga zonat më pjellore dhe më të begata të Shqipërisë, siç e keni parë dhe ju vetë.

Dy ditë më parë, Meta iu bashkua banorëve të Roskovecit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it. Meta mori varenë dhe nisi të shembte piketën, ndërsa bëri deklarata të forta, duke bëre thirrje që të ngrihen armët. Banorët kanë zhvilluar disa protesta në lidhje me ndërtimin e TEC-it, por që Bashkia e Roskovecit në Këshillin Bashkiak i dha dreitën jeshile ndërtimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB