
TIRANË - Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi sot një nga 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Anëtari i parë i zgjedhur, ishte Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi, e cila mori 106 vota, ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme.
Dy kandidatet e tjerë të zgjedhur janë Olger Eminaj dhe Vatë Staka. Eminaj mori 103 vota, ndërsa Staka arriti të marrë 98 vota.
Mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshit, nga Gjykata e Shkallës së Parë, Eloida Goxhit, nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Kandidatë për vakancën në shkallët e para ishin prokurët Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj Korçë; Vatë Staka, Shkodër./Zëri.ai/