
GREQI- Takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me eurodeputetin Fredi Beleri u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë në Pallatin "Maximos" në Athinë. Të dy patën një takim kokë më kokë për rreth 40 minuta. Gjatë kohës kur mediat ishin të pranishme në takim dhe shkrepën foto mes tyre, kryeministri grek tha se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kalon përmes respektimit të vlerave të BE-së.
Nga ana tjetër, eurodeputeti i "NeoDemokracia" i tha Kyriakos Mitsotakis se e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur në Shqipëri nuk ekziston.
Herët në mëngjes Fredi Beleri kaloi portat e burgut, pasi iu aprovua leja 5-ditore që kishte kërkuar për të udhëtuar drejt Strasburgut për betimin si deputet i Parlamentit Europian./ZËRI