Politikë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani nis turin 3-ditor në rajon, agjenda e kryediplomatit

Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani pritet të zhvillojë takime me liderë politikë dhe zyrtarë të lartë të vendeve fqinje.

D.XH
Ministri i Jashtëm Igli Hasani nis turin 3-ditor në rajon, agjenda e
Igli Hasani

TIRANË – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani do të zhvillojë nga data 16-18 janar një tur 3-ditor në rajon, në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Hasani do të shkojë fillimisht në Kosovë, ku pritet të takohet me homologen e tij Donika Gërvalla, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë për mediat. Më tej, pritet që Hasani të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e parlamentit Glauk Konjufca, zv kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë.

Të mërkurën, ministri Hasani do të jetë në Shkup, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Dimatar Kovachevski dhe zv kryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderë të partive politike shqiptare në RMV.

Ditën e enjte, në Malin e Zi, minitri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviç, presidentin e vendit Jakov Milatoviç, zv kryeministrin Nik Gjeloshaj, ndërsa po ashtu priten takime edhe me liderë të partive shqiptare në Malin e Zi.

Turi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani synon që të thellojë bashkëpunimin e Tiranës me vendet e rajonit, si dhe të zhvillojë më tej marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe integrimin europian./ZËRI/

Poll

MOS HUMB