
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar edhe njëherë marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Monika Kryemadhi. Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisionin "Debat", Meta u shpreh se nuk kishte sulmuar bashkëshorten e tij, por vetëm fenomenin e nepotizimit në parti dhe në administratë.
"Ajo puna e retorikës e mënyrës së komunikimit është një zgjedhje e imja që ka të bëjë me fenomenin, jo me individin,”- tha Meta.
Por shpejt biseda shkoi sërish në çështjet që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur ndaj çiftit Meta-Kryemadhi. Në fjalën e tij, Meta komentoi zërat se ndaj tij pritet që të vendoset një masë sigurie, por ai ngul këmbë se nuk ka asnjë stepje dhe asnjë frikë, as nga burgu.
“Po ca burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë. As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e ka zgjidhur me konventë lidershipit për 30 vitet që vijnë dhe çështjen e financimit, dhe Partia e Lirisë i përgjigjet kujdo atje ku e ka strofullën, këto mercenarë ca janë këto Dumanë, pas Rama. Liria ime është në dorën time, Rama dhe Dumani janë në burg sepse janë peng i gjërave që kanë bërë,”- tha Meta.
Por këtu ndahet me Kryemadhin, pasi shton se nëse ajo ka probleme me hetimin që po i bëhet për fshehje pasurie, duhet që përgjegjësinë ta ketë personale.
“Përgjegjësia është personale për çdo person,”-përfundoi Meta./ZËRI