
TIRANË-Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë nga studio e emisionit 'Opinion' i dha një mesazh kryeministrit Edi Rama. Meta tha se Rama le ti ketë raportet me McGonigalët si të dojë, por edhe ai në Haiti i kishte shumë të mira, por e morën nga leckat. Në mesazhin e tij drejtuar Ramës, kreu i PL u shpreh se është gati në çdo kohë për debat, por edhe nëse do për basketboll.
Meta: Nuk kam asnjë mesazh, jam gati dhe për debat. Të marri dhe një kosh se nuk ka bërë kosh, vetëm fall. Ai s’ka bërë asnjë kosh edhe kur luante basketboll. Edi, të jap fjalën 4 mln shqiptarë plus. Edi, unë jam ai që të mora te Parku Rinia, Edi nuk kam ndryshuar, jam po ai, shumë shpejt do këmbehesh me Fredin.
/ZËRI