Politikë

Mësoi ‘live’ vdekjen e Gerti Bogdanit, Berisha: Lajm shokues, rrufe në qiell të hapur

Berisha tha se Bogdani ishte një nga figurat e reja më të spikatura në radhët e Partisë Demokratike

E.K
Mësoi ‘live’ vdekjen e Gerti Bogdanit, Berisha: Lajm shokues,
Sali berisha dhe gerti bogdani

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mësuar ‘live’ vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdani, teksa ndodhej në një konferencë me gazetarët për çështjen “Partizani”. Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi, ndërsa ka kërkuar mbajtjen e një minute heshtje dhe ka mbyllur më pas konferencën.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Është nja lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD, më të njohura më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim, me pregatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Geri Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer.

Të rrjeshtuar që në fillimet me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta, në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhmje në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrati, por dhe çdo qytetari që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri i cili te çdo mik, shok i njohur ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim ky është Gerti Bogadni, ndaj ju ftoj të ngrihemi ta kujtojm në një minut heshtje. I paharruar kujtimi i tij“, ishte reagimi i Sali Berishës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Gert Bogdani ka ndërruar jetë papritur mesditen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare. Gerti Bogdani, i lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, ishte një politikan mjaft i njohur shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB