Politikë

‘Më në fund kemi dhe një adresë’, Rama fton shqiptarët t’i bashkohen në Greqi

Në sallën “Christmas Theatre” të stadiumit të Galatsi do të mbahet takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi

E.K
‘Më në fund kemi dhe një adresë’, Rama fton
Edi rama

TIRANË- Socialistët më në fund kanë një adresë për takimin që do të mbajë kryeministri Edi Rama të dielën në Greqi. Vetë Rama ka publikuar ftesën dhe vendin e takimit, që u caktua dje pas disa ditësh angazhimi për ta gjetur.

“Me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”.

Takimi i Kryeministrit Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi do të mbahet ne stadiumin Galatsi, ditën e dielë në orën 11:00 të paradites. 

Në këtë takim përveç politikanëve pritet që të jenë të pranishëm edhe disa këngëtarë shqiptarë, duke e shndërruar turin e Ramës në një moment feste.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB