Politikë

Mbyllet takimi i Ramës me drejtuesit politikë e deputetët e Tiranës: Dilni në terren, takoni qytetarët

Pjesë e diskutimeve mëseohet se ka qenë dhe përgatitja për zgjedhjet vendore 2027

F.I
Mbyllet takimi i Ramës me drejtuesit politikë e deputetët e
Edi Rama

TIRANË-Është mbyllur takimi i kryeministrit Edi Rama me të deleguarit politikë për Tiranën dhe deputetët e qarqeve. Raportohet se në fokus të diskutimeve ka qenë organizmi i socialistëve në terren. Rama ka kërkuar nga deputetët dhe drejtuesit politikë të jenë të pranishëm në takim eme qyetarët duke iu referuar zbatimit të dokumentit ‘Besa’. 

Pjesë e diskutimeve mëseohet se ka qenë dhe përgatitja për zgjedhjet vendore 2027 si dhe organizimi i punës në kryeqytet. Takimi në Tiranë erdhi një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin, me argumentin se kjo e fundit kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të tij. Tirana në këto momente nuk ka një drejtues të deleguar që të qëndrojë në krye të punëve, teksa kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Mbledhja e sotme vjen në vijim të takimeve, të cilat kanë filluar që prej 23 gushtit në Pogradec./ZËRI

Poll

MOS HUMB