Politikë

Zgjedhje në Kukës/ Përfundon votimi, pritet të nisë numërimi

Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Megjithatë ishin më pak se në zgjedhjet e 14 majit, pasi në kutitë e votimit "munguan" 4 mijë vota.

k.m.
Zgjedhje në Kukës/ Përfundon votimi, pritet të nisë
Pamje jashtë një qendre votimi

KUKËS- Që nga ora 7.00 e mëngjesit dhe deri më orën 19.00, qytetarët e Kukësit kanë pasur kohë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar të parin e Bashkisë për 4 vitet e ardhshme. Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë duke zgjedhur mes dy emrave; Albert Halilajn dhe Emri Vatën. Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Megjithatë ishin më pak se në zgjedhjet e 14 majit, pasi në kutitë e votimit "munguan" 4 mijë vota.

Aktualisht, pas mbylljes së procesit të votimit, po bëhet mbyllja e materialeve zgjedhore dhe më pas, me shumë gjasa pas mesnate, pritet që edhe të nisë procesi i numërimit. Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Ndërkohë që Lulzim Basha, zgjodhi që në këto zgjedhje, fraksioni i Partisë Demokratike që ai drejton, të mos dalë me një kandidat./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB