Politikë

Mbeti jashtë Kuvendit për 140 vota, reagon Blerina Gjylameti: Beteja jonë vazhdon

Blerina Gjylameti ka bërë një reagim për humbjen në zgjedhje, duke u shprehur falenderimet për të gjithë ata që e kanë votuar.

k.m.
Mbeti jashtë Kuvendit për 140 vota, reagon Blerina Gjylameti: Beteja
Blerina Gjylameti

TIRANË- Gara brenda llojit ka nxjerrë jashtë Kuvendit deputeten Blerina Gjylameti, e cila u mund me vota nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në një postim në rrjetet sociale, Gjylameti ka bërë një reagim për humbjen në zgjedhje, duke u shprehur falenderimet për të gjithë ata që e kanë votuar. Megjithatë pranon vullnetin e qytetarëve që kanë zgjedhur kandidatë të tjerë para saj për t'u futur në Kuvend, duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen për forcën politike ku ajo bën pjesë, Partinë Socialiste.

"Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë. Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona. Mirënjohëse. Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik. Zgjedhjet mbaruan. Sovrani foli. Politika për njerëzit vazhdon,”-shkruan ndër të tjera Gjylameti.

REAGIMI I BLERINA GJYLAMETIT:

Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën. Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit. Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë. Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër. Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane. Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse. 11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari. Faleminderit secilit prej jush. Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen. Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste. Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë. Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona. Mirënjohëse. Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik. Zgjedhjet mbaruan. Sovrani foli. Politika për njerëzit vazhdon.

Pasi humbi mandatin, Blerina Gjylameti i bëri të hënën një kërkesë KQZ-së ku kërkoi pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë qarkun e Tiranës. Por kërkesën, si ajo dhe shumë kolegë të saj e tërhoqën pasi mesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili u këshilloi që të mos ndiqej kjo rrugë./ZËRI

Poll

MOS HUMB