Politikë

Mbështetësi i Belerit e pështyu në fytyrë/ Tavo: Stuhi në gotë, do marrë fund shpejt

Ai u përgjigj dhe në lidhje me përmendjen e emrit të tij si kandidat për Bashkinë e Himarës nga radhët e Partisë Socialiste. Ai u shpreh se është Prefekt i Qarkut dhe ka shumë punë për të bërë përpara.

E.K
Mbështetësi i Belerit e pështyu në fytyrë/ Tavo: Stuhi
Vangjel Tavo

VLORË- Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo ka reaguar për herë të parë pas incidentit të regjistruar këtë të premte ku një nga mbështetësit e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës e pështyu në fytyrë gjatë përplasjeve për komandimin e Blerina Balas në krye të bashkisë. Tavo tha se kjo është një stuhi në gotë, ndërsa shtoi se do të përfundojë shumë shpejt.

Ai u përgjigj dhe në lidhje me përmendjen e emrit të tij si kandidat për Bashkinë e Himarës nga radhët e Partisë Socialiste. Ai u shpreh se është Prefekt i Qarkut dhe ka shumë punë për të bërë përpara. Deklaratën e bëri në një prononcim për TCH. 

Vangjel Tavo: Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt. Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës. Kemi shumë punë para për të bërë. Kemi angazhime, kemi shumë punë për komunitetin e Himarës, s’ka të bëjë fare me kandidimin ose jo timin. Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se në kushtet e krijuara që kryetari i zgjedhur i bashkisë është para drejtësisë, Himara nuk mund të lihet pa qeverisur dhe në këto kushtet zbatojmë ligjin për qeverisjen vendore. Ligji e ka të qartë. Unë jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fund.

Vagjel Tavo u përshty në fytyrë nga një mbështetës i Fredi Belrerit gjatë incidenteve të shumta që shoqëruan komandimin e Blerina Balas në krye të Bashkisë. Ajo u zgjodh me 15 vota në favor të saj, duke marrë dhe “bekimin” e anëtarëve të Këshillit nga radhët e opozitës./ZËRI

Poll

MOS HUMB