Politikë

Mbërrijnë 130 mijë vota nga diaspora, 10 mijë emigrantë në Greqi s’e kanë marrë zarfin, KQZ thirrje: Shkoni në degët postare

Të gjitha fletët e votimit që nuk janë dorëzuar tek zgjedhësit deri të enjten, do të kthehen në Shqipëri.

I.F
Mbërrijnë 130 mijë vota nga diaspora, 10 mijë emigrantë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Sot mbërritën edhe 12 mijë pako të tjera me zarfet që përmbanin votat e emigrantëve shqiptarë. Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka grupuar mbi 130 mijë vota nga jashtë vendit. Parku Olimpik në Tiranë, ku po dorëzohen votat e emigrantëve është mbushur me kuti me vota, të ndara sipas 12 qarqeve. Po ashtu dhe zarfet plastike të votës ruhen si dokumentacion zgjedhor.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë hasur më shumë probleme. Kompania postare po e ofron shërbimin e saj edhe në disa ishuj ku ka shqiptarë. KQZ i sugjeron votuesit të shkojnë në këto adresa, e të votojnë menjëherë aty, pa vonesa. Shifrat e fundit tregojnë një përmirësim të votave të sjella nga Greqia, por sërish mbetet nën mesataren e shteteve të tjera.

Të gjitha fletët e votimit që nuk janë dorëzuar tek zgjedhësit deri të enjten, do të kthehen në Shqipëri.

Deri më tani rezulton se 21 mijë votues ende nuk e kanë marrë zarfin e tyre me votë, duke rrezikuar të mos e marrin atë për shkak të problemeve me adresat. 10 mijë, pra gjysmat, janë nga Greqia. Kjo vjen për shkak të adresave jo korrekte, ose veprimeve të postës që nuk e kanë kërkuar siç duhet votuesin, apo në disa raste zgjedhësit nuk kanë ndjekur saktë udhëzimet me e-mail apo SMS që ka dërguar posta./ZËRI

Poll

MOS HUMB