Politikë

Mbahet samiti për Ukrainën, Zelenskyy takim kokë më kokë me Ramën (AXHENDA E PLOTË)

Para nisjes së samitit, Zelenskyy do të pritet nga kryeministri Edi Rama në kryeministri. Më pas, Rama dhe Zelenskyy do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

a.l
Mbahet samiti për Ukrainën, Zelenskyy takim kokë më
Volodymyr Zelenskyy në Rinas

TIRANË- Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vjen në Shqipëri në një samit që do të mbahet sot në orën 11:00. Ai mbërriti në kryeqytet në orët e vona të mbrëmjes të së martës, ku u prit në aeroport e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. 

Para nisjes së samitit, Zelenskyy do të pritet nga kryeministri Edi Rama në kryeministri. Më pas, Rama dhe Zelenskyy do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Rama dhe Zelenskyy do të hapin samitin, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura. Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyy-t, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që u rreshtuan në krah të Ukrainës kur nisi pushtimi rus. Po ashtu, Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm dy vitet e fundit kur ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  për çështjen e Ukrainës.

AGJENDA E SAMITIT:

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelensky.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve  (Pallati i Kongreseve)

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

13.30 – ??Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. 

Poll

MOS HUMB