
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar një tjetër protestë të opozitës. Kësaj here tubimi do të mbahet në Shkodër, të shtunën në orën 12.00. Vendi i zgjedhur është pikërisht zona ku humbi jetën pa faj, Flutura Basha, një qytetare e pafajshme ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i saj, Bashkim Basha.
“Të shtunën në orën 12:00 në Shkodër solidaritet me qytetarët e këtij vendi. Duhej të ishte bërë në Tiranë por do i shprehim solidaritetin tonë qytetave të Shkodrës për të cilën Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllimin e vetëm të mbledhin vota. Kërkon që votat ti sigurojë me Bajret e bandat e tyre kriminale. Ora 12:00 në Shkodër, solidaritet mbështetje qytetare për banorët e qytetarët fisnikë të Shkodrës,"-tha Berisha gjatë një konference me gazetarët.
Pasditen e djeshme, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur./ZËRI