TIRANË- Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, me vendim të marrë sot nga Këshilli i Ministrave.
Emri i Keputës është propozuar për këtë detyrë nga kryeministri Edi Rama. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Njoftimi i Qeverisë:
Vendim për emërimin në detyrë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Z. Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZËRI