
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë dhënien e vendimit mbi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet nga demokratët se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dëbim nga shteti italian. Shkak për shtyrjen e seancës për dhënien e vendimit, është bërë kërkesa e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, i cili kërkoi më shumë kohë për gjetjen e informacioneve shtesë.
Në Prill të citit të kaluar, një grup prej 15 deputetësh nga radhët e Partisë Demokratike, i kërkuan KQZ-së verifikimin e kanidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Ky i fundit rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, por nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.
Shkreli, i cili u shpall fitues në zgjedhjet lokale të Majit 2023 me 55.78 % të votave, kishte deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.