Politikë

Lulzim Basha përjashton 11 deputetë nga grupi parlamentar i PD-së, por jo Bardhin

Ajo që bie në sy në listën me 11 emra është mungesa e Gazment Bardhit

E.K
Lulzim Basha përjashton 11 deputetë nga grupi parlamentar i
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha në cilësinë e kreut të Partisë Demokratike, ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së (për të cilin ka pikëpyetje se nga cili drejtohet) plot 11 deputetë, që kanë kaluar në krahun e Rithemelimit. Lista me emra, përfshin deputetë që prej kohësh janë distancuar nga Lulzim Basha, dhe janë bërë pjesë e tryezave të Sali Berishës. Ajo që bie në sy është fakti që Lulzim Basha nuk ka përjashtuar Gazment Bardhin, i cili nga ana tjetër pretendon se është kryetari legjitim i grupit parlamentar të PD-së.

Vendimi i Bashës i ka kaluar tashmë Kuvendit, ku Lindita Nikolla do e ketë të vështirë edhe njëherë tjetër që të bëjë arbitren e opozitës, beteja për drejtimin e të cilës tashmë është edhe në disa shkallë të gjyqësorit.

Deputetët që janë përjashtuar:

1. Greta Bardeli;

2. Ina Zhupa;

3 Isuf Çela;

4. Asllan Dogjani;

5. Bujar Leskaj;

6. Edi Paloka;

7. Kastriot Piroli;

8.Lindita Metaliaj;

9. Ludovik Hasanaj;

10. Sorina Koti;

11. Tomorr Alizoti;

Të gjithë emrat e mësipërm, janë vala e dytë e largimeve nga grupi i Bashës, që iu bashkuan në një moment të dytë Berishës. Vetë Gazment Bardhi pretendon se Basha nuk ka legjitimitet mbi grupin parlamentar të PD-së, e megjithatë duket se ping-pongu brenda vetë partisë më të madhe të opozitës do të vijojë./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB