Politikë

Zgjedhjet në Kuçovë, Lefter Maliqi shkon SPAK

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për të zbuluar se për çfarë ka shkuar Maliqi në SPAK, por bazuar në deklaratat e tij publike, Maliqi mendohet se do të merret në pyetje lidhur me denoncimet që ka bërë për zgjedhjet e zhvilluara në Bashkinë e Kuçovës.

k.m.
Zgjedhjet në Kuçovë, Lefter Maliqi shkon SPAK
Lefter Maliqi

TIRANË- Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për të zbuluar se për çfarë ka shkuar Maliqi në SPAK, por bazuar në deklaratat e tij publike, Maliqi mendohet se do të merret në pyetje lidhur me denoncimet që ka bërë për zgjedhjet e zhvilluara në Bashkinë e Kuçovës.

Ai vetë ka qenë disa herë në SPAK për të bërë kallëzime për kundërshtarin e tij në zgjedhje, socialistin Kreshnik Hajdari. Në kallzimin e bërë në qershor, Maliqi tha se kishte përfshirë zyrtarë të lartë, drejtues të Partisë Socialiste dhe të Bashkisë që pretendon se kanë shoqëruar votues me imponim duke kryer shpërdorim të detyrës. Së fundmi, në 21 korrik, Maliqi dorëzoi një padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave. Në një prononcim për median pasi doli nga SPAK Maliqi tha se kishte dorëzuar provat për padinë e tij.

“U pyeta për Salillarin, tenderin korruptiv. Iu paraqita prokurorëve prova dhe fakte për abuzimet dhe asfaltin elektoral në Kuçovë nga kryebashkiaku socialist Kreshnik Hajdari. Kam besim se SPAK do të rrëzojë Hajdarin. Ai e ka rrëmbyer padrejtësisht mandatin në Bashkinë e Kuçovës,”- u tha ai gazetarëve.

Mesa duket edhe prania e tij sërish në ambientet e SPAK ka lidhje me denoncimet e bëra gjatë zgjedhjeve lokale./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB