Politikë

Lapaj takim në Korçë: Zgjodhëm të përballemi!

Lapaj u shpreh se kjo nuk është një betejë për karrierë personale, por një përpjekje për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një Shqipëri demokratike.

I.F
Lapaj takim në Korçë: Zgjodhëm të përballemi!
Adriatik Lapaj

KORÇË- Bashkëdrejtuesi i “Nismës Thurje” Adriatik Lapaj gjatë takimit në Korçë, theksoi angazhimin për transforimin e Shqipërisë. Lapaj u shpreh se kjo nuk është një betejë për karrierë personale, por një përpjekje për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një Shqipëri demokratike.

“Të nisë transformimi i Republikës. Kjo nuk është betejë për karrierë, ne nuk zgjodhëm të lëpihemi për të ecur përpara. Ne zgjodhëm të përballemi. Atdheu ka nevojë dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë demokratike. Ne e çuam përpara votën e diasporës. Na duhet ligji për referendumet, që populli të thotë fjalën e fundit. Duhet të depolitizojmë administratën publike. Del njëri e thotë bufi e se çfarë lidhje ka me hallet e njerëzve, Zoti i faltë. Programi i këtyre është bufi, miu, macja, timoni, qukapiku, por nuk thonë asgjë për hallet e njerëzve. Ne do ta çojmë burxhetin për arsimin në 7 përqind të PPB-së. Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit. Do ketë after school. Populli duhet të qëndrojë këtu, ne duam të ndërtojmë një popull të pasur. Nuk do taksohet askush se bën 2-3 punë. Taksa do jetë fikse 10 përqind, që qytetarët mos detyrohen të mos deklarojnë pagën reale”, tha Lapaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB