
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ndezur tymuese në Kuvend. Tymuesja ka ngjyrë blu, një simbolikë për aksionin opozitar që ka nisur nga deputetët e Partisë Demokratike. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Zëri.ai, Kuvendi është mbushur me tym ngjyrë blu.
Në një moment gjatë videos shihet se ministrja e turizmit Mirela Kumbaro është shfaqur disi e trembur pasi Salianji e ka ndezur tymuesen në drejtimin e anëtarëve të kabinetit.
Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës./Zëri.ai