
Baton Haxhiu
TIRANË- Botuesi dhe gazetari, Baton Haxhiu është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Struktrurës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u fut në ambientet e SPAK i veshur sportiv ndërsa në dalje tha se kishte shkuar për të intervistuar një hetues ë lidhje me një lajm. Para gazetarëve, Haxhiu tha se nuk ka pasur fletë-thirrje për të.
Baton Haxhiu: Isha për të intervistuar një prej hetuesve për një lajm. Kaq mund të them. Ju thashë që kam hyrë për intervistim. Nuk kisha fletë-thirrje. Kjo nuk ka lidhje me fletë-thirrje
Poll