TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kanë vendosur të mbledhin me urgjencë grupin parlametar. Mbledhja do të nisë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.
Njoftimi:
Te nderuar kolegë. Sot në orën 12:00, ne sallën e grupit parlamemtar ne Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillojmë një mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar.
Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Deputetët e PD iu morën karriget deputetëve socialist, një pjesë e mirë e të cilëve qëndruan në këmbë gjatë seancës së shkurtër. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Seanca u mbyll pas 30 minutash, ndërkohë që opozita paralajmëron përshkallëzimin e aksionit të saj, por pa specifikuar mënyrën se si kjo do të realizohet.