Politikë

Kuvendi në kaos, ambasadori i Holandës: Për të ardhur keq, partitë të rikthehen në normalitet

“ Të dyja partitë e mëdha duhet të kontribuojnë në jetën parlamentare. Kjo është thirrja jonë. ”

E.K
Kuvendi në kaos, ambasadori i Holandës: Për të ardhur keq,
Ambasadori holandez

KORÇË- Reinout Vos, ambadadori i Holandës në Shqipëri, ka folur në lidhje me situatën politike në vendin tonë, dhe procesin e integrimit. Vos tha se situata në Kuvend që nuk është normale prej kohësh, nuk mund të vazhdojë pa kthim, dhe të gjitha forcat politike duhet të bëjnë përpjekje për të ndryshuar situatën.  Nga Korça, Vos tha se të gjitha reformat që janë peng, kanë nevojë për kontributin e të gjitha forcave politike.

“Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që në një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qenë në rrjedhën e duhur dhe unë ju bëj thirrje partive politike që t’i rikthehen procesit institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme sepse edhe njëherë parlamenti është zemra e demokracisë.

Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë në të gjitha procedurat normale të jetës parlamentare dhe për këtë arsye ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë politike në Shqipëri. Për momentin kemi bllokime të gjithë procedurave parlamentare ku një ndër to është edhe reforma elektorale. Europa është e bërë nga uniteti dhe nga diversiteti dhe për rrjedhojë ne nuk kemi një recetë fikse se si mund të organizohet demokracia në institucionet tona kjo varet vetë ne nga institucionet shqiptare për ti riorganizuar këto elementë”, tha ndër të tjera ambasadori.

Ndërkohë që në lidhje me procesin e Integrimit, ambasadori u shpreh:

“Siç e dini Shqipëria është në rrugën e saj drejt BE, kështu që zyrtarisht negociatat kanë nisur. Që raundi tjetër i negociatave të nisë duhet të ketë një vendim nga Këshilli në Bruksel por jam konfident që të vijë shpejt. Nuk shoh arsye pse ky vendim duhet të zgjatet, është një proces në vijim dhe besoj se vendimi do të merret shpejt.”

Ambasadori është pyetur nga gazetarët edhe për Kodin Zgjedhor, ku tha se duhet ti jepet fund bllokimit të parlamentit.

“Është pak a shumë e njëjta pyetje. Për momentin kemi keto bllokime të procedurave parlamentare dhe reforma zgjedhore është një nga synimet që ne kemi”.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB