
TIRANË- Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur rrugë kështu arrestimit të tij. Me 75 vota pro, të gjitha të Partisë Socialiste, Kuvendi miratoi kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t'i ndryshuar masën e arrestit kreut të Partisë Demokratike.
Një ditë më parë në Kuvend u dorëzuan dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugën arrestimit të Berishës. Por sot, kur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu kërkua që të merrte fjalën për të mbrojtur veten, numri një i opozitës zgjodhi që të mos të mos fliste në sallë, duke zgjedhur heshtjen. Jashtë Kuvendit, tha se një koment do ta japë nga selia e Partisë Demokratike./ZËRI