Politikë

Kushtetuesja pezullon miratimin e marrëveshjes për emigrantët, Rama nuk komenton

Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vlerësoi si të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi.

f.g
Kushtetuesja pezullon miratimin e marrëveshjes për emigrantët,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë komente mbi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese që vendosi pezullimin e miratimit të Marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët. 

"Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese është e sanksionuar në Kushtetutë. Detyra automatike e Gjykatës kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare përpara ratifikimit të saj. Nuk kam asgjë për të komentuar, se nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia” tha Rama.

Dje, GJK, vendosi pezullimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vlerësoi si të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi. Në padinë e tyre ata kërkuan pezullimin e miratimit, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të  marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj, që kapen në detin Mesdhe./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB