
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncensionet në shëndetësi është shoqëruar me debate të shumta mes deputetëve, që edhe pas më shumë se një orë diskutimesh, nuk kanë rënë në një mendje për rendin e ditës. Debatet më të forta janë zhvilluar për drejtimin e mbledhjes nga Albana Vokshi, të cilën socialistët e kanë quajtur të njëanshme.
PJESË NGA DEBATET:
Klevis Xhoxhi, sekretar: Besoj është e qartë, por edhe publiku e ka të qartë se cila palë ka ardhur për të bërë punë dhe cila zhurmë.
Ina Zhupa: Tërheq vëmendjen e sekretarit të komisionit për një gjuhë aspak etike. Ku e merrni këtë të drejtë për t’u drejtuar ashtu një zonje. Se kush është për punë, dhe kush për të vjedhur, këtë e kanë ndarë shqiptarët. Ju nuk keni shprehur asnjë kundërshtim se pse nuk do të donit atë datë apo një orë tjetër. Ju keni vendosur të bojkotoni këtë komision. Ne vijmë në mbledhje, se ka një rend dite. Nuk vijmë në mbledhje për të vendosur rendin e ditës, apo të shtyjmë kohën. Shqiptarët e dinë se pse kanë bojkotuar zgjedhjet.
Edmond Spaho: Rendi i ditës ka 2 javë që ju është bërë i ditur. Edhe nëse keni pasur ndonjë rezervë për renin kishit kohë të kontaktonit zonjën Vokshi. Ta lësh për ta diskutuar këtu nuk është normale. Të vijojmë me rendin.
Petro Koçi: Të flasim ne?
Albana Vokshi: Tua lëmë radhën zonjave
Petro Koçi: Por kanë folur tre nga ana tjetër. Ti nuk je e paanshme vetëm nëse ke ikur nga PD. PD quhesh ti…
…….
Në Komision nuk kanë munguar as batutat nga deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi, i cili e quajti të garbuar, që ministrat të flasin në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë të shkojnë tek e tek në atë që ai e quajti “dhomë rrëfimi”. Korreshi shtoi se nuk ka një kalendar për punimet e Komisionit Hetimor, duke thënë me humor se duhet të ketë dakordësi që kalendari do jetë me Milanin apo Interin.
“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek?
Këtu të flasin t’i dëgjojmë këtu. Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, u shpreh Korreshi.
Socialistët kanë kërkuar që në seancë dëgjimore të pyeten të gjithë ministrat e shëndetësisë, që nga 2006 deri më sot. Po ashtu PS kërkon që të zhvillohen seanxa dëgjimore me të gjithë ish-drejtuesit e QSUT, që nga 1 tetori 2009 (kontrata është lidhur në tetor 2009) për të evidentuar se çfarë përpjekjesh janë bërë për ti vënë në punë pajisjet e centralit të sterilizimit dhe çfarë pengesash kanë hasur.
Seanca dëgjimi me profesorë apo ish profesorë (në pension) të QSUT.
Mentor Petrela
Etmond Celiku
Arben Beqiri
Nikollaq Kacani
Mustafa Xhani
Arvin Dibra
Seanca dëgjimi me drejtues apo ish drejtues spitalesh (mjeke kirurge, obsteter gjinekolog)
Arben Zeneli ish drejtues i Trauma
Bruna Mersini drejtore e SR Vlore
Senad Halluni drejtor i SR Shkoder
Alban Ylli (Check – up)
Artan Goda (Check – up)
Mihal Tase (Check – up)
Agron Ylli (Check – up)
Myftar Barbullushi (Check – up)
Seanca dëgjimi me mjekë të parësorit, drejtues të QSHve Tirane dhe jashte Tirane
Seanca dëgjimi me drejtues të shoqatës së mjekëve të familjes
Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të ATRAKO për ndjekjen e koncesioneve
Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të APP për kuadrin rregullator plotësues të koncesioneve
Seanca dëgjimi me MF për procesin e miratimit të studimit të fizibilitetit dhe monitorimin e kontratave koncesionare.
Irena Beqiri ish zv.Ministre e Financave.
Geraldina Prodani ish Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave
Arjan Dyrmishi ish Drejtore e Politikave Fiskale.
Gentian Opre Drejtor i Buxhetit.
Seanca dëgjimi me MSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare
Seanca dëgjimi me FSDKSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare.
Albana Adhami ish Drejtore e FSDKSH
Spartak Zekja Drejtor i FSDKSH
Seanca dëgjimi me Audituesit e KLSH-së për procesin e auditimit të koncesioneve objekt hetimi.
Nerenxa Llapashtica audituese e KLSH
Alketa Kalleshi audituese e KLSH
Blerim Shkurti auditues i KLSH
Erion Gjini auditues i KLSH
Anxhela Nesturi audituese e KLSH
Eduart Stefani auditues i KLSH
Klarenc Xhaferraj auditues i KLSH
Irma Idrizaj auditues i KLSH
Fatmir Zilja auditues i KLSH
Melina Kabo audituese e KLSH
Semiram Jakupi auditues i KLSH
Seanca dëgjimi me Administratorët e kompanive koncesionare.
Admir Dacin administrator i Sani Servis
Altin Fani administrator i PPP Life Logistic
Artan Kalleshi drejtor teknik në Sani Servis
Seancë dëgjimi me z. Gjergj Koja pergjegjes i sektorit te Infeksioneve Spitalore ne ISHP ne vitet 2012 – 2013
Seancë dëgjimi me z. Gazmend Bejtja dhe z. Erol Çomo mjeke anetare te grupit te punes qe ka hartuar Check Up.
/ZËRI