
TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ishte në një intervistë telefonike nga burgu për Euroneës, deklaroi se nëse Gjykata e Apelit e shpall të pafajshëm, do të zgjedhë të jetë kryebashkiak i Himarës, dhe jo deputet në Parlamentin Europian.
Fredi Beleri tha se ka besim te drejtësia dhe se nëse nuk do e gjejë në Shqipëri të drejtën e tij, më pas do e kërkojë atë në Gjykatën e Strasburgut. Gjitashtu, Beleri deklaroi se nëse shkon në Parlamentin Europian do të mundohet të japë kontributin e tij edhe për Shqipërinë, pasi për të, Shqipëria nuk është Edi Rama.
“Të martën u bë mbledhja e parë dhe me leje mu dha mundësia të marr pjesë në mbledhje. Këtu personeli sillet me profesionalizëm. Jam si gjithë të tjerët. Në mbledhje mora pjesë me leje. Mitsotakis më përgëzoi për fitoren dhe më tha se ishte i kënaqur. Unë jam një nga 21 deputetët grekë dhe do kem të njëjtat politika me ta në Parlamentin Europian. Gjithashtu unë jam edhe shqiptar e do mundohem të bëj kontributin tim. Për mua Shqipëria nuk është Edi Rama. Nëse dal i pafajshëm unë do zgjedh Bashkinë e Himarës”, – tha Beleri.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, u shpreh më tej se u shpreh se nëse nuk do ishte dënuar në Shqipëri, nuk do ishte bërë i njohur në Greqi dhe nuk do ishte zgjedhur eurodeputet, ndaj një meritë në fitoren e tij pa dashur ka edhe kryeministri Edi Rama.
“Ishte një fitore e madhe e demokracisë, e dritës mbi errësirën, populli grek më nderoi. Mitsotakis bëri gjysmën e punë, gjysmën tjetër e bëri populli grek që më votoi. Nëse nuk do isha dënuar, duke kaluar 1 vit këtë peripeci nuk do isha bërë i njohur në Greqi dhe nuk do isha votuar. Nuk ishte qëllimi im, pa dashur Edi Rama ka ndihmuar,”- tha Beleri./ZËRI