
GREQI- Kreu i partisë opozitare greke SYRIZA-s, Stefanos Kasselaki është takuar këtë të mërkurë me anëtarë të komunitetit shqiptar në Greqi, ku ka propozuar që gjuha shqipe të futet si gjuhë e dytë në shkollat greke, duke kërkuar që një gjë e tillë të bëhet dhe në shkollat shqiptare me gjuhën greke. Gjatë takimit me shqiptarët ai u shpreh se Greqia ka një lidhje historike me Shqipërinë.
Stefanos Kasselaki: Këtu në Greqi nuk e kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria, ajo duhej të kishte si gjuhë të zgjedhur greqishten. Në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Po ashtu ai është ndalur dhe tek emigrantët shqiptarë.
Stefanos Kasselaki: Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka instrumentalizuar kurrë në raport me partitë e tjera të vendit tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur. Jemi krenarë për punën që kemi bërë si qeveri, që të jemi në gjendje të lehtësojmë Komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund të kontribuojmë për vendin tone. Nuk mund të flitet për rinovim të vendbanimit për tre vjet kur aplikimi specifik merr 2.5 vjet për t'u pranuar. Me fjalë të tjera, ne po i vendosim në thelb në një situatë pengje këta bashkënjerëz, me të cilët jetojmë në të njëjtin vend./ZËRI