Politikë

Kongresi i PS/ Socialistët në SPAK, Spiropali: Kush s'ka faj i "hapet dera" e mbyllur përkohësisht

Edhe njëherë, ajo u shpreh se përballjet me drejtësinë të të gjithë anëtarëve të PS-së janë përgjegjësi individuale, pasi sipas saj, kush ka gabuar me dashje duhet të paguajë. 

k.m.
Kongresi i PS/ Socialistët në SPAK, Spiropali: Kush s'ka faj i
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Partisë Socialiste për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali mbajti fjalën në Kongresin e PS. Në fjalën e saj, ministrja u ndal gjatë tek socialistët që kanë përfunduar të dënuar, ose të gjykuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe njëherë, ajo u shpreh se përballjet me drejtësinë të të gjithë anëtarëve të PS-së janë përgjegjësi individuale, pasi sipas saj, kush ka gabuar me dashje duhet të paguajë. 

Por shtoi se të gjithë ata që shpallen të pafajshëm, e kanë të hapur derën e mbyllur (përkohësisht) të Partisë Socialiste. 

"Kemi rikthyer në jetë drejtësinë. Ka një listë jo të vogël me kolegë, miq dhe ish-kolegë që kanë bast personal me drejtësinë. është shumë e rëndë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Jam shumë e ndërgjegjshme se ka shumë më shumë perceptim, sesa të vërtetë në shkallën e depërtimit të korrupsionit në nivele të ndryshme të qeverisjes. Nuk ka asnjë të vërtetë në perceptimin publik se e gjithë klasa e qeverisjes është njëlloj dhe njëlloj vulnerabël ndaj futjes së dorës në fonde publike. Këtë gjë e ndan drejtësia dhe duhet të presim. Kush ka gabuar me qëllim duhet të paguajë për gabimin, kush vërteton të kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të lincohet, denigrohet apo t'i dhunohen të drejtat në emër të gjyqeve popullore. Besimi ynë nuk është tek ndëshkimi me çdo kusht, por tek drejtësia. Duke thënë këtë duhet të kuptojmë se zgjedhjet juridike janë të pamjaftueshme, nëse nuk shoqërohen nga zgjedhje me mjete politike,"-tha Spiropali./ZËRI

Poll

MOS HUMB