Politikë

Komisionet online, të ligjshme? Basha: Duhet të pyes! Tiranë-Durrës me pagesë, hajdutllëk

Ndërsa vendimin e mazhorancës për të zhvilluar mbledhjet e komisioneve parlamentare online, Basha nuk e komentoi, pasi deklaroi se të pyesë deputetët e Komisionit të Sigurisë nëse është e ligjshme diçka e tillë në kushtet kur nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

k.m.
Komisionet online, të ligjshme? Basha: Duhet të pyes!
Lulzim Basha

TIRANË- “Hajdutllëk”, e ka cilësuar Lulzim Basha vendimin e qeverisë për të bërë me pagesë autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë konferencës me gazetarët, Basha u shpreh se kjo bëhet për të fshehur grabitjen masive që do i bëhet qytetarëve. Sipas tij, autostrada Tiranë-Durrës, tashmë është kthyer në një rrugë urbane mes Tiranës dhe Durrësit. Ndërsa vendimin e mazhorancës për të zhvilluar mbledhjet e komisioneve parlamentare online, Basha nuk e komentoi, pasi deklaroi se të pyesë deputetët e Komisionit të Sigurisë nëse është e ligjshme diçka e tillë në kushtet kur nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

Pyetje: A keni dijeni pse ndonjë vendim të qeverisë që të ketë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, komisionet online të ligjshme apo të paligjshme?

Lulzim Basha: Duhet të pyes deputetët në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Pyetje: Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, si e konsideroni?

Lulzim Basha: Hajdutllëk. Kjo autostradë është provuar prej 30 vitesh që është arteria kryesore. Është kthyer në një rrugë urbane mes Tiranës dhe Durrësit. Bëhet për të fshehur grabitjen masive që do i bëhet qytetarëve. Qëndrimi im është që bëhet me 0 konsideratë për interesin publik, por me konsideratë me xhepat e pak vetave./ZËRI

Poll

MOS HUMB