TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për shqyrtimin me përparësi të anti-kushtetutshmërisë së ligjit të ri për Komisionet Hetimore. Kushtetuesja njofton se në mbledhjen e datës 23.04.2024, ka vendosur që ta shqyrtojë çështjen me përparësi, duke caktuar seancën në datën 27 Maj 2024, ora 10.00. Përsa i përket kërkesës për pezullimin e ligjit, është vendosur që për këtë të shqyrtohet në seancë plenare.
Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike, kërkoi nga Gjykata Kushtetuese, përshpejtimin e shqyrtimit të ankimimit për ligjin e "Komisioneve Hetimore". Sipas grupit të PD, ky ligj mbart interes të veçantë publik, pasi lidhet me kontrollin e kuvendit ndaj ekzekuzivit. Ndër të tjera, në shkresën e dorëzuar më herët, Bardhi thekson se hetimi parlamentar është jo vetëm një e drejtë e garantuar nga neni 77, pika 2, e Kushtetutës së Shqipërisë, e deputetëve të pakicës parlamentare, por edhe një prej funksioneve themelore të Kuvendit të Shqipërisë që lidhet me ushtrimin e kontrollit efektiv të qeverisjes./ZËRI
