Politikë

KLSH “mollë sherri” në Kuvend, por Pirdeni nuk ka djeni, Ministrja nga seanca: S'di të ketë rast për shkarkim

Edhe pse deputetët e opozitës kanë kërkuar që në rendin e ditës së nesërme, të futet dhe raportimi i kreut të KLSH, që sipas tyre është i vetmi institucion që ka kryer hetime dhe ka gjetur shkelje në punën e qeverisë, Pirdeni u shpreh se nuk ka djeni për një rast shkarkimi. 

f.t
KLSH “mollë sherri” në Kuvend, por Pirdeni nuk ka djeni,
Adea Pirdeni

TIRANË-Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni në seancën e sotme u pyet në lidhje me sistemin e patronazhismit dhe në lidhje me kërkesën e KLSH për shkarkimin e drejtoreshës së përgjithshme të buxhetit, Mimoza Dhëmbi. Sa i përket sistemit të partronazhismit, Ministrja u shpreh se është e drejta e çdo punonjësi të administratës të ketë bidjent e tij politike.

Sa i përket KLSH ministrja habiti me përgjigjen. Edhe pse deputetët e opozitës kanë kërkuar që në rendin e ditës së nesërme, të futet dhe raportimi i kreut të KLSH, që sipas tyre është i vetmi institucion që ka kryer hetime dhe ka gjetur shkelje në punën e qeverisë, Pirdeni u shpreh se nuk ka djeni për një rast shkarkimi. 

Adea Pirdeni: Do duhet ti ushtrohen të gjithë legjislacionit. E drejta e çdo punonjësi është që jashtë orarit të punës ka të drejtën të ketë bindjet e tij politike. Kjo nuk është shkelje. Kjo çështje është shum e koordinuar pasi punonjësit e administratës janë të informuar për rregullat. Sa i përket rekomandimeve të KLSH nuk jam në djeni të një rasti për shkarkim. Nëse ka raste të tilla referohuni pranë institucioneve përkatëse.

Ndërkohë në mbledhjen e fundit të zhvilluar në Komisionin e Ekononimisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar të shkarkohet drejtoresha e përgjithshme e buxhetit, Mimoza Dhëmbi. Sipas KLSH, Dhëmbi ka bërë keq klasifikim investimesh, probleme me fondet për rindërtimin, shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raporton vlerën e saktë. KLSH ka kërkuar largim nga shërbimi civil të saj, për mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha procedurat e buxhetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB