Politikë

Kaosi në Kuvend/ Rama: Kanë ngatërruar Parlamentin me një shpellë! ('Thumba' Berishës)

Gjatë fjalës së tij Rama tha se opozita ka ngatërruar Parlamentin me një shpellë.

E.K
Kaosi në Kuvend/ Rama: Kanë ngatërruar Parlamentin me një
Edi Rama

TIRANË- Nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka folur rreth tensioneve të fundit në Kuvend dhe jehonës që këto incidente morën në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij Rama tha se opozita ka ngatërruar Parlamentin me një shpellë. Po ashtu kreu i ekzekutivit nuk i kurseu "thumbat" pr kundërshtarët politik. 

Edi RamaEntuziazmi dhe eksitimi sesi ajo flaka e ndezur në parlament mori dhenë në mediat e botës, më bën që të mos rri pa e komentuar këtë gjë, sepse e vërteta është që përsëri kanë eksportuar jashtë Shqipërisë një produkt të një shëmtie të jashtëzakonshme dhe ata që e kanë publikuar, e ka publikuar si një kuriozitet zoologjik, jo si revolucion. Të nxjerrësh flakë në një parlament të Europës, është sensacion, nuk diskutohet, është njësoj si papritur një grup njerëzish kanë ngatërruar parlamentin me një shpellë dhe kanë ndezur një zjarr, por efekti mbi Shqipërinë për çdo lloj spektatori të pa interesuar për të hyrë në detaje, patjetër që është ky, “ore ç’është ky vend, ose si ka mundësi parlament zjarr, a ia vlen të ikim vitin tjetër”, të entuziazmohesh për këtë është një shëmti, këtë e kanë bërë gjithmonë. Nuk kanë lënë mundësi pa e bërë që të duket keq në sy të botës, po kjo e fundit një sensacion zoologjik.

Ndër të tjera lideri socialist tha se Sali berisha nuk është më i paprekshëm dhe kush e shihte si të tillë ka gabuar. 

Edi Rama: Kemi thënë që nuk do ngremë Komisione hetimore pa adresuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa u zbatuar dhe nuk ka pasur flakë, kjo flakë nuk koincidon me komisionet hetimore, por me tjetër gjë, që e dinë të gjithë se çfarë është, dhe nuk ka njeri që nuk e di, është për shkak të një individi që shumë kush e shihte si të paprekshëm dhe tani është përpara drejtësisë 

Prej javësh Kuvendi i Shqipërisë nuk po funksionon në kushte normale. Mospranimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore Parlamentare nga ana e maxhorancës ka bërë që opozita të “kthejë përmbys” jo vetëm karriget e deputetëve por dhe funksionimin normal të Parlamentit. Palët me sa duket janë ende larg zgjidhjes së ngërçit parlamentar ndërkohë që opozita ka brektisur dhe punimet e Komisioneve Parlamentare, të cilat për shkak të bllokimit të sallave po zhvillohen online./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB