Politikë

Seanca u mbyll për 5', Rama për opozitën: Do shkërrmoqen, po i merr me vete Berisha

Edi Rama shkruan se opozita tashmë ka prekur fundin, ndërsa shton se drejtohen nga kreu i PD-së, Sali Berisha, edhe pse këtë të fundit nuk e ka përmendur me emër. 

k.m.
Seanca u mbyll për 5', Rama për opozitën: Do
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment në rrjetet e tij sociale lidhur me kaosin e sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, të shkaktuar nga opozita dhe deputetët e Partisë Demokratike.

Në postimin e tij, kryeministri Edi Rama shkruan se opozita tashmë ka prekur fundin, ndërsa shton se drejtohen nga kreu i PD-së, Sali Berisha, edhe pse këtë të fundit nuk e ka përmendur me emër. 

"I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur,"-shkruan Edi Rama në postimin e tij në Tëitter.

Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB