
pamje nga vendngjarja
TIRANË-Garda e Republikës u rreshtua tek dera e kryesore e Parlamentit dhe nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futen brenda para ores se nisjes se seances. Deputeti, Bledjon Nallbati kërkoi të futet në Kuvend pasi vendimi për përjashtimin e tij është deri më datën 21, por nuk ja ka dalë.
“Hapni derën, lejoni të futen brenda ata që nuk janë të përjashtuar”, thonë deputetët.
“Jeni në terezi apo jo”, dëgjohet të thotë një tjetër deputet i PD-së.
Deputetët e PD-së arritën të futen me forcë në sallën e parlamentit. E para që hyri në sallë ishte Albana Vokshi të cilën e kanë ndjekur nga pas edhe deputetë të tjerë. /ZËRI
Poll