Politikë

Ish-sekretarja e PD-së Jola Hysaj, merr drejtimin e Agjesisë Kombëtare të Turizmit

Në reagimin e saj të asaj kohe, Hysaj argumentoi se vendimi ishte marrë për shkak të zhvillimeve të brendshme në Partinë Demokratike dhe mënyrës së funksionimit të strukturave drejtuese të saj.

M.K.
Ish-sekretarja e PD-së Jola Hysaj, merr drejtimin e Agjesisë
Jola Hysaj

TIRANË-  Jola Hysaj është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke marrë zyrtarisht drejtimin e institucionit.

Para këtij angazhimi, Hysaj mbajti funksionin e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Ajo u largua nga kjo detyrë në muajin mars të këtij viti, duke njoftuar njëkohësisht edhe dorëheqjen nga anëtarësia në këtë forcë politike.

Në reagimin e saj të asaj kohe, Hysaj argumentoi se vendimi ishte marrë për shkak të zhvillimeve të brendshme në Partinë Demokratike dhe mënyrës së funksionimit të strukturave drejtuese të saj. Emërimi në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit shënon rikthimin e saj në një funksion drejtues në administratën publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB