Politikë

Ish-gardisti i 21 janarit në zgjedhje! Basha: Ahmetcenaj s'ka asnjë njollë. Lista e PD, grusht servilësh

Basha u shpreh se ish-gardisti nuk ka asnjë njollë dhe është profesionist.

F.I
Ish-gardisti i 21 janarit në zgjedhje! Basha: Ahmetcenaj s'ka
Lulzim Basha

TIRANË-Kreu i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha në hyrje të Kuvendit dha një deklaratë për gazetarët ku komentoi listat e dy kampeve, ate blu si dhe socialistët. Basha u shpreh se nga një anë është “lista e Ramës, një fasadë ku prapa fshihet një grup kriminal, dhe nga ana tjetër është lista e mumive, me faraonin në krye, (Sali Berishën), një grusht servilësh”.

“Atyre që kanë qenë viktima të gënjeshtrave të bëjnë kontrastin mes listës sonë, me njerëz që shërbejnë dhe jo demokratë për përfitime. Grupi im ka dalë kundë kërcënimeve dhe presioneve për tiu shërbyer shqiptarëve. Përfaqësues të nderuar të Shqipërisë, kam pedagogë të nderuar. Njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre si njerëz në shërbim. Kemi 5 mjekë në listën tonë. Sot është një ditë lehtësimi për mua dhe ata që kemi qëndruar kundër një uragani shpifjesh, sulmesh që synonin që mos isha në zgjedhje. Rama dhe alibia e tij në opozitë. Ata që janë futur për të marrë një grusht deputetësh si gardh pas vetes besoj që e kuptoni kush janë. I kam paralajmëruar që do bëhen pishman që po e mumifikojnë opozitën, si garda me faraonin e vdekur në piramidë. Vota opozitare do shkojë tek ne që mishërojmë opozitën larg pazareve të flliqta me qeverinë më të korruptuar të këtyre viteve. Listën e zotit Rama, lista e hallit. Di të bëjë më së mirë, është një super fasade, ku pas asaj fshihet organizata më kriminale e Ballkanit. Ata që kanë flamurin e opozitës në vend që t’i përgjigjeshin kësaj me një listë dinjitoze, u përgjigjën me një listë mumiesh, me një grush servilësh,"-tha Basha.

Sa i përket listës së Euroatlantik, Basha u pyet në lidhje me një nga kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Alfred Ahmetcenajt, ish-kreut të njësisë speciale të Gardës më 21 janar 2011. Basha u shpreh se ish-gardisti nuk ka asnjë njollë dhe është profesionist.

“Kandidatin e 21 janarit të Gardës e ka kandiduar në Mat kryeministri Edi Rama. Alfred Ahmetcenaj është kandidati ynë pa asnjë njollë dhe pa asnjë cen, profesionist i zoti që e njohin shumë njerëz”, përfundoi Basha. 

Të gjithë kandidatët për deputetë të Koalicionit Euroatlantik do të garojnë me lista të hapura, duke i dhënë qytetarëve mundësinë që të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Parlament./ZËRI

Poll

MOS HUMB