
TIRANË- Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE. Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave sepse ligjvënësit duhet të miratojnë ligjet e duhura deri në fund të prillit.
"Së pari, udhëheqësit e pranishëm sot, para pak javësh në Shkup, kjo tregon dëshminë për angazhimin tuaj dhe ritmin e shpejtë për të cilin foli komisioneri. Për të ecur përpara, duhet që ky ritëm të jetë i qëndrueshëm dhe të udhëhiqet nga lart, që zbatimi të ndiqet. Së dyti, nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, është përpjekje e të gjithë shoqërisë. Edhe institucionet e pavarura duhet të bëjnë punën e tyre për këto ndryshime përndryshe nuk do t’ja dalim mbanë. Së treti, vënia në zbatim është e vështirë, jo diçka e lehtë. E vështirë për vendet e rajonit sepse duhet të bëjnë disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta përafruar atë me standartet e BE. E vështirë sepse disa nga vendet dhe nismat duhet të jenë tërësisht funksionale so CEFTA. Edhe ne duhet të jemi krah jush. Pika e katërt, është që ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të përfunduar axhendën e reformave sepse ligjvënësit duhet të miratojnë ligjet e duihura deri në fund të prillit. Cilësia duhet të jetë e lartë, ne na keni krah jush por ora po ecën. Në katër javët në vijim, duhet të kemi një produkt kaq të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë të hyjnë në maj", tha ai.