TIRANË- Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike, mes tyre Gazment Bardhi e Flamur Noka kanë hyrë në sallën e parlamentit. Ata hynë në sallë, në momentin që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i kishte dhënë fjalën deputetit Etjen Xhafaj.
Garda edhe brenda sallës nuk ka lejuar deputetët demokratë, që të mund të shkojnë pranë vendeve, ku ndodhej kryeministri Edi Rama, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla dhe ministrat e qeverisë. Deputetët e PD-së thanë se salla e Kuvendit është për turp. Ndërsa, gjithë skena është parë edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama.
MOMENTI ME VIDEO:
Deputetët e PD: Turp, turp!
Lindita Nikolla: Turp t'ju vijë ju që jeni të përjashtuar dhe që pengoni kolegët që të ndjekin seancën.
Noka: Ti, ti!
Nikolla: Fjala për zotin Etien Xhafa
Noka: Po, po!
Nikolla: Nuk po provokoj po vazhdoj me seancën, ju po provokoni./ZËRI