Politikë

Homazhet për Astrit Kalanë, Ulsi Manja: Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet

Pasi i dha nderimet e fundit mikut të tij të vjetër, Manja është shprehur për mediat se drejtësia humbi një gjyqtar me integritet, teksa kujtoi kohën kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa Manja drejtonte Prokurorinë. 

zh.ll
Homazhet për Astrit Kalanë, Ulsi Manja: Drejtësia ka humbur
Ulsi Manja

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori pjesë në homazhet që po zhvillohen në nderim të firgurës së gjyqtarit Astrit Kalaja. Pasi i dha nderimet e fundit mikut të tij të vjetër, Manja është shprehur për mediat se drejtësia humbi një gjyqtar me integritet, teksa kujtoi kohën kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa Manja drejtonte Prokurorinë. 

“Jam këtu për t’i dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësië në ditë të vështira. Në vitet 2002-2007, kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa unë drejtoja prokurorinë e Shkodrës. Drejtësia ka humbur një gjyqtar me intregritet, njeri model ndërsa ne kemi humbur një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse, kam deklaruar se është akt barbar, dhe këmbanë alarmi për sigurimin e punonjësve të drejtësisë. Le të shëbejë kjo ditë si homazh për të gjithë punonjësit e drejtësisë.”, u shpreh Manja.

Poll

MOS HUMB