Politikë

'Qeveria në burg'/ Rama: I vetmi kundërshtar i ynë është vetëvetja

Në "Real Story Rama tha se qeveria ka vetëm një kundërshtar dhe është vetëvetja. Po ashtu Rama u ndal dhe në ndryshimet në Partinë Socialiste dhe ristrukturimin e saj. 

E.K
'Qeveria në burg'/ Rama: I vetmi kundërshtar i ynë
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mohuar këtë të enjte se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të jetë një element "stresuese" në qeverisjen e tij duke thënë se ajo është lënë të bëjë punën e pavarur. Në "Real Story'', Rama tha se qeveria ka vetëm një kundërshtar dhe është vetëvetja. Po ashtu Rama u ndal dhe në ndryshimet në Partinë Socialiste dhe ristrukturimin e saj. 

Edi Rama: Partia nuk vetëstresohet. Nuk jam unë që e bëj, është mënyra si ne e jetojmë PS që është kështu. Se nëse nuk e fusim veten në stres nëse nuk e kemi partinë në stres, në alert për bërë më mirë e më mirë, vjen momenti që të stresojnë të tjerët, por kur vjen ai moment, aty ke marrë fund pastaj. Është tepër vonë. Ndaj unë mendoj se të gjitha këto janë pjesë e një mënyre të jetuari në PS, ne nuk kemi opozitë, kundërshtarë që mund të na sfidojnë, i vetmi kundërshtar i yni, është vetvetja dhe në rast se nuk e vëmë në dispozicion të vetë ndryshimit, por e lemë vetveten në rehatinë e vetëpëlqimit dhe të mjaftueshmërisë.Padiskutim. SPAK është një element i mirëseardhur në jetën politike, dhe është një element i mirëseardhur edhe në mënyrën tonë të të jetuarit të përditshëm të qeverisjes sepse është një sy që në mënyrë të pavarur dhe i pandikuar ndjek veprimtarinë tonë qeverisëse në të mirën e publikut, kështu që është një arsye më shumë për të bërë më mirë./Zëri

Poll

MOS HUMB