Politikë

'Habit' Dashnor Sula, lë pas inatet politike: E adhuroj Milva Ikonomin! Spiropali, e ëmbël

Po mendim pozitiv kishte dhe për një nga ministret më të komentuara të Qeverisë, Elisa Spiropali. Për këtë të fundit tha se është e ëmbël.

E.K
'Habit' Dashnor Sula, lë pas inatet politike: E adhuroj Milva
Milva Ikonomi, Dashnor Sula dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula, pavarësisht pikpamjeve të tij “radikale” sa i përket përballjes me Qeverinë, duket se nuk ka mendim negativ për disa deputete apo ministre socialiste, përfshirë këtu dhe Kryeparlamentaren Lindita Nikolla. I ftuar në RTSH, Sula tha se e adhuron Milva Ikonomin pasi nuk është hajdute.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Dashnor Sula: Unë e adhuroj Milva Ikonomin, është një grua shumë e mirë. Pavarësisht kilogramëve që ka, por është një njeri shumë e fisshme kur e shikon dhe e du fort. Të dua fort Milva, se nuk je hajdute.

Po mendim pozitiv kishte dhe për një nga ministret më të komentuara të Qeverisë, Elisa Spiropali. Për këtë të fundit tha se është e ëmbël.

Dashnor Sula: Është një politikane shumë e ëmbël. Shumica mund të kenë përshtypjen se është e egër, por nuk është e tillë.

Mendim pozitiv kishte dhe për Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, pavarësisht se në seancë nuk mungojmë përplasjet me të.

Dashnor Sula: Lindita Nikolla nuk e drejton Parlamentin keq. E vlerësoj për atë butësinë që ka./ZËRI

Poll

MOS HUMB