Politikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fredi Belerit, nuk lejon betimin e tij si kryebashkiak

Kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës nuk u pranua nga Gjykata e Lartë

E.K
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fredi Belerit, nuk lejon betimin e
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Fredi Beleri, i cili kërkon që të betohet si kryebashkiak i Himarës, për shkak se ndodhet në burg për akuzën e blerjeve të votave në zgjedhjet e 14 majit të 2023. Kështu merr fund pretendimi i tij për t'u betuar si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, por prangosja dhe dënimi i tij ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pala greke pretendon se e gjitha po bëhet për të "mbytur' minoritetin grek në Shqipëri, akuza që i ka rrëzuar vetë kryeministri Edi Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB