Politikë

Gërdeci/ Mediu: Proces i ndërtuar në mënyrë të paligjshme

Mediu u shpreh se ai nuk ka bërë asnjë shkollë ushtarake dhe se ministrat e mbrojtjes marrin vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake.

I.F
Gërdeci/ Mediu: Proces i ndërtuar në mënyrë të
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pasi doli nga ambientet e Gjykatës së Posaçme tha se procesi ndaj tij ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza tërësisht absurd dhe të pabaza. Mediu u shpreh se ai nuk ka bërë asnjë shkollë ushtarake dhe se ministrat e mbrojtjes marrin vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake.

“S’kam bërë shkollë ushtarake, çdo ministër mbrojtje merr vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake. Struktura ushtarake kanë përgatitur urdhrin e ministrit në raport me kalibrat, është edhe një komision. Më falni kë duhej të pyesja unë, të merrja shefin e shtabit të SHBA-ve ta pyes se çfarë më ka thënë shefi i shtabit të FA-ve, qëndron apo jo?

Ky proces është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza tërësisht absurd dhe të pabaza. I them ministrit të sotëm të mbrojtjes, edhe ish-ministrave duhet patjetër të mbrojnë shkollën ushtarake përpara se të marrin postin sepse mund t’i akuzojnë për çështje ushtarake që kanë të bëjnë me kalibrat, me llojin e armatimit dhe municioneve, transportin e tyre, duhet patjetër ta dinë. Ky nuk është standart i NATO-s, por i prokurorisë sonë”, tha Mediu. /ZËRI

Poll

MOS HUMB