Politikë

Gazment Bardhi kundër Berishës? Skeptik për zgjedhjen e kandidatëve përmes Primareve: Mos të kthehen në anarki

Bardhi sot ka dalë në disa media për të shprehur "shqetësimet" e tij lidhur me këtë metodë.

k.m.
Gazment Bardhi kundër Berishës? Skeptik për zgjedhjen e
Gazment Bardhi

TIRANË- Primaret, proces i cili do të zgjedhë kandidatët e ardhshëm për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike nuk shihen me optimizëm nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Disa ditë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, atje ku edhe kryedemokrati Sali Berisha zbuloi "formulën" e zgjedhjeve të deputetëve, Bardhi sot ka dalë në disa media për të shprehur "shqetësimet" e tij lidhur me këtë metodë.

Të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do i nënshtrohet votës së anëtarësisë, por kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi thotë se ky proces duhet të jetë i kujdesshëm, pasi mund të sjellë destabilitet.

Ka një risk për të krijuar destabilitet të mëtejshëm në PD ndaj duhet të jetë një proces i kujdesshëm, sikundër duhet të mbajë në konsideratë nevojën që ka PD për prurje të reja jashtë strukturës së partisë. Në parim fakti që vendoset vota e anëtarit të partisë është zhvillim shumë pozitiv, por duhet kujdes që ky proces demokratizimi brenda partisë të mos kthehet në anarki, apo në një proces që destabilizon partinë, sepse në këtë moment ne kemi nevojë për stabilitet dhe bashkimin e çdo faktori dhe anëtari të partisë në çdo degë, sikundër kemi nevojë edhe për një hapje që jo gjithmonë sigurohet përmes një procesi të brendshëm brenda partisë,”- tha Bardhi në një intervistë për Tv Klan.

Kjo deklaratë bie ndesh me kryetarin e PD-së, Sali Berisha i cili i sheh Primaret si të vetmin mekanizëm prej të cilit anëtarët e PD-së mund të zgjedhin kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen vitin që vjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB