Politikë

Gara për kreun e PD/ Argita Malltezi zbulon kë ka kundështar: Këlliçi s'më mbështet! Shkëlzeni më ka shtyrë gjithmonë

Sipas saj, ata janë Myslim Murrizi dhe Belind Këlliçi.

k.m.
Gara për kreun e PD/ Argita Malltezi zbulon kë ka kundështar:
Argita Malltezi

TIRANË- Argita Malltezi duket se ka oponencë në karrierën e saj të saponisur në politikë. Ajo ka përmendur se ka dy persona që kanë dalë kundër saj dhe që e kundërshtojnë në një garë të mundshme për kreun e Partisë Demokratike. Dje, gjatë fjalës së saj në emisionin "Quo Vadis", Malltezi nxorri edhe emrat e dy ish-deputetëve që nuk e duan atë në krye të PD-së. Sipas saj, ata janë Myslim Murrizi dhe Belind Këlliçi.

Arsyeja pse kam dalë tani është për ti dhënë zë kësaj betej politike që babai dhe bashkëshorti im nuk i japin dot për shkakj të një vendimi të padrejtë gjykate. Rikthimi i Berishës në liri nuk do e bënte të nevojshme daljen time politike. PD ka një pjesë njerëzish që ndoshta do më shihnin më të favorshëm nëse do kandidoja, por ka edhe mendje ndryshe siç janë zoti Murrizi dhe zoti Këlliçi,”- tha Argita Malltezi.

Por e pyetur se çfarë mendon i vëllai i saj, Shkëlzen Berisha për përfshirjen e motrës së tij në politikë, Argita Malltezi tregoi se në fakt ai ishte një shtysë për të në politikë.

"Shkëlzen Berisha është njeriu që më ka shtyrë gjithmonë për këtë gjë,"-shtoi ajo./ZËRI

Poll

MOS HUMB