
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha se Partia Demokratike i ka kërkuar që të bashkohej me koalicionin e PD-së, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Shehaj tha në “Opinion” se dy orë para se të mbyllej afati i dorëzimit PD e ka ftuar që të bëhej pjesë e koalicionit. Ai shprehet se e ka refuzuar këtë ofertë, të njëjtën gjë do të bënte edhe nëse do e ftonin dy javë më parë.
“Doni të jem i sinqertë? Dy orë para se të mbyllej afati i dorëzimit të koalicioneve e kam patur nëse do të bashkohesha. Nuk kisha ndërmend edhe po të më thonin dy javë para,”- tha Shehaj.
Partitë politike kanë dorëzuar tashmë listat e hapura dhe të mbyllura për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 Maj. Sa i përket Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga 49 kandidatë mes tyre 12 emra janë rezervuar për në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Nga ana tjetër 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e "11 majit dhe 19 demokratë në listat e mbyllura. Lista u dorëzua edhe nga koalicioni Euroatlantik I Lulzim Bashës dhe koalicioni “Nisma Shqipëria” drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sa i përket PSD Vetë Tom Doshi ka zgjedhur që të garojë për të marrë mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Nga ‘Partia Mundësia’, Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën./ZËRI